75 Mall Live Search
18:12 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Konfiskohen armë në Istog, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale ’mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘ shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Sipas listës së armëve të konfiskuara, i dyshuari H.Sh, kishte poseduar armë artizanale, por të cilat nuk kishin numër serik. /IndeksOnline/

Raporti i plotë:

Më datë 3 nëntor 2019 rreth orës 09:45 në fshatin Tomoc- Istog, Sektori Rajonal i Hetimeve së bashku me NJRSH-nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Peje kanë realizuar urdhëresën duke kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tek i dyshuari 

m / k / sh ( H.Sh. i lindur në vitin 1963) . 

Të personi i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar:

Nje  pistoletë artizanal pa numër serik .

Një  pistoletë e gazit nr.EV 18080245

Një karikator  me  tete (8) te fishek te gazit

Tre fishek 7.62x25mm

Një gëzhojë 7.62×39

Fishek  gjuetisë kal.16 mm

Dhjet(10) fishek te gazit  dhe dhjet(10) te shkrepu r te gazit.

Pushkë e modifikuar nr.02478 nga  10 –she  ne te gjuetisë .

Një pushkë 9031098 e modifikuar 20-she

Dhjet (10)  pjesë te mekanizmave te armeve .

Tridhjet e dy(32) gëzhoja 7.62.x39mm

Tete(8) fishke për pushkë gjuetisë kal. 16 mm

Pese (5) fishekë  te pistoletës

Tete(8) fishekë për pushkë te gjuetisë kal. 16mm

Tridhjet e katër (34) gëzhoja  gazi .

Një kuti me diabolla për pushkë ajrore

Dhjet(10) gëzhoja për pushkë  gjueti kal.16mm dhe një fishek

Njezet (20) fishekë për pushke gjueti kal.20mm dhe një gëzhojë 20mm

Nje predhe e fishekut.

Nje pushkë ajrore hansan stricker .

Një palë dylbi optike hansar  për  arme  me nr.ser.3-9X42EG

I dyshuari me urdhër te Prokurorit ndalohet në dhomat e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

SONY DSC