19:15 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Konfiskohen dhjetëra lopë në Dragash, ishin futur ilegalisht nga kufiri i Maqedonisë Veriore

Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policinë Kufitare dhe Doganën kanë konfiskuar dhjetëra lopë të cilat ishin futur ilegalisht në territorin tonë, përmes kufirit të Maqedonisë Veriore.

Indeksonline mëson se organet përgjegjëse konfiskuan rreth 30 lopë.

Mësohet se këto kafshë janë konfiskuar saktësisht në fshatin Restelice të Komunës së Dragashit.

Aksioni edhe këto momente është duke u zhvilluar