10:02 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / k.v

Konfiskohen dy armë në Banjë të Istogut

Është arrestuar një person në Banjë të Istogut, pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një AK 47 dhe një revole me 7 fishekë, transmeton IndeksOnline.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me rekomandim të të cilit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Konfiskimi i armëve është bërë të martën rreth orës 09:00./IndeksOnline/