75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / k.v

Konfiskohen dy pistoleta në Polac të Skenderajt

Dy armë zjarri janë konfiskuar të dielën pasdite në fshatin Polac të Skenderajt.

Policia ka njoftuar se rreth orws 19 e 15 minuta ka pranuar informacion se në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.

Pasi njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ka arritur të identifikoi të dyshuarit ku nga ta ka konfiskuar dy pistoleta dhe 13 copë fishekë.

Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/