75 Mall Live Search
19:59 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Konfiskohen mbi 7 kg drogë në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi gjatë kontroll-bastisjes në banesën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 7 kilogram e 101.6 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, është ndaluar për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Pejë, me datën 24.04.2019

në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ përmes rrugëve operative ka siguruar

informacion se i dyshuari i këtij rasti dyshohet se posedon substanca narkotike.

Hetuesit kanë siguruar urdhërin nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës themelore në

Pejë për të bërë kontroll-bastisje në banesën e të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe

konfiskuar një sasi pre 7 kilogram e 101.6 gram, substancë narkotike e llojit ‘marihuan’

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me

procedura ter mëtutjeshme.