Konfiskohen substanca narkotike në bodrumin e një banese në Mitrovicë të Jugut
Në bodrumin e një banese në Mitrovicë të Jugut, janë gjetur 54.5 gramë substancë narkotike që dyshohet të jenë të llojit marihuanë.
Policia ka njoftuar se rasti është në hetim, por nuk përmendet për të arrestuar apo identifikim të autorëve.
“Raportohet se në podrumin e një banese janë gjetur dhe konfiskuar 54.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

