09:18 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Konfiskohen tri armë brenda një dite, në Mitrovicë

Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në tri lokacione të ndryshme, janë konfiskuar tri armë, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, në rastin e parë konfiskimi i një pistolete është realizuar gjatë një bastisje të një shtëpie në fshatin Mikushnicë-Skenderaj, me ç’rast është konfiskuar një pushkë e gjuetisë dytytshe me afat të skaduar të lejes për armëmbajtje.

Rasti i dytë i konfiskimit të një arme të tipit ECOL FIRAT, një karikator dhe dhjetë predha është realizuar në Mitrovicë, gjatë një bastisjeje në rrugën “Adem Voca”.

Ndërsa rasti i tretë i konfiskimit të një arme është realizuar në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku pas pranimit të një informate për një mosmarrëveshje në një lokal, policia iu ka përgjigjur rastit, në vendngjarje kanë arritur ta identifikonin të dyshuarin, ku nga ai është konfiskuar një armë pistoletë TT, një karikator dhe shtatë fishkë.

Policia njofton se të tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet përkatëse janë intervistuar dhe me urdhër të prokuroreve të rasteve, të dyshuarit janë në fjalë janë liruar në procedura të rregullta dhe ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, posedim, kontrolle dhe shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, kurse ndaj të dyshuarit të tretë, i është iniciuar edhe rasti për veprën penale ” kanosje”.