75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / AR

Konfiskohen tri armë zjarri në Mitrovicën e Jugut gjatë fundjavës

Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Mitrovicës së Jugut, gjatë fundjavës kanë konfiskuar tri armë zjarri për të shtëna në ahengje.

Dy armë zjarri janë konfiskuar në Vushtrri, ndërsa një tjetër në Skenderaj, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

Armët dhe municioni i ndryshëm janë proceduar si dëshmi materiale në raste.

Lidhur me rastet janë arrestuar tre persona të dyshuar, ku dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njërit nga ta i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar raste penale për armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës.