75 Mall Live Search
10:02 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / k.v

Konfiskohen tri pushkë gjuetie në bjeshkë të Istogut

Janë ndaluar tre kosovarë te bjeshka: Livadhet e Istogut, pasi që tek ata gjatë një kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar tre armë pushkë gjuetie si dhe tridhjetë e shtatë fishekë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën rreth orës 07 e 15 minuta.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt./IndeksOnline/