10:42 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Konfiskohet arma me municion në Prishtinë

Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një kuti me 50 kapsula municion që i përket asaj arme, transmeton Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet përkitazi me rastin janë ende duke vazhduar./Indeksonline/