Konfiskohet drogë në Mitrovicë, arrestohet një person

Njësiti policor ka ndaluar dhe arrestuar një të dyshuar në rrugën “Xhavit Isufi” në Mitrovicë, pasi tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike (pesë qese) që dyshohet të jetë marihuanë.
Me urdhër të prokurorit të rastit është kontrolluar edhe banesa e tij dhe janë gjetur edhe 148.8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë në paketime të vogla.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa hetimet ne lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/