75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Konfiskohet një pushkë gjuetie në Drenas

Gjatë ditës së djeshme gjatë një kontrollit në shtëpinë e një të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë dytytëshe, 22-fishekë cal-16, dhe një imitim i armës së gjatë e punuar nga materiali letër.

Kjo ishte bërë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me  vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë:

“Poklek i vjetër, Drenas  17.03.2021-06:45. Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë dytytëshe, 22-fishekë cal-16 dhe një imitim i armës së gjatë e punuar nga materiali letër. I dyshuari është arrestuar dhe  me  vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”./Indeksonline.