Konfiskohet një sasi alkooli i padeklaruar në Merdar, u gjet në autobusin e një kompanie kosovare

Dogana e Kosovës në pikëkalimin kufitar te Merdarit gjatë kontrollimit të nje autobusi të një kompanie kosovare, ka zbuluar dhe konfiskuar një sasi të alkoolit të padeklaruar.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës, thuhet se mallrat janë zbuluar në kundërshtim me rregullat për deklarim dhe janë konfiskuar konform Kodit doganor dhe të akcizës së Kosovës (KDAK).
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e tregut nga importi i paligjshëm i produkteve./Indeksonline/