Konfiskohet një sasi e peshkut të paligjshëm në tregun e Gjakovës (FOTO)

Në tregun e Gjakovës, sot rreth orës 10:05, është zhvilluar një aksion për konfiskimin e peshkut të paligjshëm, raporton Klankosova.tv
Aksioni u realizua nga Federata e Peshkatarëve Sportivë e Republikës së Kosovës (FPSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut.
Sipas njoftimit të FPSRK-së, operacioni kishte për qëllim zbatimin e ligjit dhe ndalimin e shitjes së peshkut të egër dhe jashtë sezonit, siç përcaktojnë rregulloret në fuqi.
Nga kjo federatë është theksuar se falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, aksioni është realizuar me sukses.