Konfiskohet sasi e konsiderueshme e drogës në Skenderaj
Antidroga e Policisë së Kosovës dje ka gjetur dhe koksifikuar një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike.
Rasti ka ndodhur në një parking të një qendre tregtare në Skenderaj.
Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku sipas tyre droga është gjetur në bagazhin e një automjeti të dyshuar.
Sasia e lëndës narkotike është e konsiderueshme ndërsa detajet përkitazi me rastin ende nuk janë bërë të ditura nga Policia./Indeksonline/
