75 Mall Live Search
07:40 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / MSH

Konflikt mes shqiptarëve në Selanik, ka të plagosur

Një shqiptar është plagosur në Selanik të Greqisë.

Dyshohet se deri tek kjo ngjarje, erdhi pas një mosmarrëveshje me një tjetër shqiptar.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martes rreth orës 22:30, jashtë një lokali në vendin e quajtur Ksirokrini, shkruan Top-Channel.

Policia është në kërkim të të dyshuarit.

Siç raporton TCh, dëshmitarët në vendngjarje tentuan t’i ndalojnë, por autori nxori një armë zjarri dhe qëlloi të paktën dy herë mbi personin që po debatonte, duke e lënë të plagosur.

Ai u dërgua në spital, ku po ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dhen rrethanat e ngjarjes.