Konflikt në një spital në Gjakovë, një i dyshuar përfundon prapa grilave

Në Gjakovë ka ndodhur një konflikt që ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari për kanosje.
Sipas policisë, i dyshuari kishte kanosur një pacient, pasi ky i fundit kishte mosmarrëveshje me një infermiere, e cila është gruaja e të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin policor.