Konflikt verbal mes Anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit në Drenas
Një anëtar i Këshillit të Vendvotimit ka kërcënuar verbalisht një vezhgues, i cili më pas ka lëshuar vendvotimin në Fushticë të Drenasit.
Dhoma Operative ka vepruar menjëherë me ç’rast nga policia dhe prokuroria janë ndaluar të dy personat në fjalë, dhe rasti është në procedur tek policia dhe prokuroria. /Indeksonline/