75 Mall Live Search
19:56 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / MSH

Konflikt verbal mes komisionerëve në sallën 1 Tetori – ndërhynë Policia

Një konflikt verbal dyshohet se ka ndodh mes disa komisionerëve në sallën 1 Tetori, aty ku ka filluar numërimi i votave për deputetë.

Menjëherë pas këtij incidenti, në sallë kanë hyrë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët u morën me rastin, shkruan Demos.

Konflikti verbal dyshohet se ka ndodhur për shkak të një vote, e cila nga njëri prej komisionerëve është konsideruar si e pavlefshme, ndërsa tjetri e ka konsideruar të vlefshme.