22:31 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / MSH

Konflikti Izrael-Hamas/ Blinken takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Abu Dhabi të shtunën për të diskutuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, sipas zëdhënësit Matthew Miller.

Blinken falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për dënimin e sulmit të Hamasit dhe “angazhimin e vazhdueshëm diplomatik për të parandaluar përhapjen e konfliktit”, shkruan CNN.

Më herët të shtunën, Blinken u takua me Ministrin e Jashtëm saudit, Princin Faisal bin Farhan në Riad dhe diskutoi “angazhimin e vazhdueshëm me partnerët rajonalë” dhe një “angazhim të përbashkët për marrjen e hapave për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve”.