75 Mall Live Search
10:00 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / OSH

Kongresi i Kim Jong un-it në Korenë Veriore, 5000 anëtarë votojnë PRO

Duke hapur Kongresin e Nëntë të Partisë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong un tha se vendi i tij ka kapërcyer stagnacionin dhe ka arritur qëllime të mëdha ekonomike në pesë vjetët e fundit, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Kongresi, i cili filloi dje, është ngjarja më e madhe politike e vendit. Ai mbahet çdo pesë vjet dhe mund të sjellë ndryshime në pozicionet udhëheqëse nën komandën e komandantit Suprem Kim.

Në fjalën e tij hapëse, Kim tha se pesë vjetët e fundit kishin qenë një “periudhë krenarie”, duke përmendur arritjet e Koresë së Veriut në politikë, ekonomi, mbrojtje, kulturë dhe diplomaci, ndërsa forconte pavarësinë e saj.

Për botën e jashtme, Koreja e Veriut ka sjell një “ndryshim të madh” në marrëdhëniet me vendet e tjera dhe në peizazhin gjeopolitik global, tha ai. Kim nuk përmendi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ose Korenë e Jugut në fjalimin e tij, as nuk foli për përpjekjet e vendit të tij për të zhvilluar një rezervë armësh bërthamore.

Takimi, në të cilin morën pjesë 5,000 anëtarë të Partisë së Punëtorëve në pushtet, paraqiti qëllime dhe plane të reja në sektorë të ndryshëm për pesë vjetët e ardhshëm, raportoi KCNA.

Koreja e Veriut pritet të paraqesë aftësitë e saj ushtarake dhe qëllimet e zhvillimit të armëve si pjesë e takimit./Indeksonline/