16:31 / E Martë, 20 Prill 2021 / A. A

Kongresi i UEFA-së/ Kosova dënon të ashtuquajturën ‘Superligë’

Sot është mbajtur Kongresi i 45-të i UEFA-së, në të cilin ka marrë pjesë edhe krytari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në kongres morën pjesë 55 shoqatat anëtare të këtij institucioni, transmeton Indeksonline.

UEFA ka bërë të ditur që të gjitha federatat, njëzëri kanë dënuar themelimin e të ashtuquajturës ‘Superligë’.

Delegatët e kanë konsideruar se ky projekt është fyerje e vlerave evropiane dhe meritës sportive.

/Indeksonline/