Kongresmenët amerikanë kërkojnë që Andrew të dëshmojë lidhur me dosjen Epstein
Demokratët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara i kanë kërkuar Andrew Mountbatten-Windsor, ish-princit britanik, të përgjigjet ndaj disa pyetjeve në kuadër të hetimit për financierin pedofil Jeffrey Epstein.
Kongresmeni Robert Garcia i ka dërguar Andrew-t një letër në adresën e tij në Royal Lodge, në Windsor Great Park, rezidencë të cilën ai kishte rënë dakord ta linte.
Sipas një deklarate të Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, paneli synon të marrë informacione në lidhje me “veprimtarinë, rrjetin dhe bashkëpunëtorët e Epstein-it, bazuar në miqësinë e gjatë dhe të dokumentuar mirë mes dy burrave”. Komisioni nuk ka, megjithatë, autoritet ligjor për ta detyruar Andrew-n të paraqitet në dëgjim.
Letra vjen pak kohë pasi Mbreti Charles i ka hequr Andrew-t trajtimin “Lartmadhëria e Tij” (HRH) dhe titullin e princit.

