75 Mall Live Search
17:25 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kongresmeni amerikan: SHBA do të ketë rol në dialogun Kosovë-Serbi

Kongresmeni amerikan nga Teksasi, Ted Poe ka thënë se vendi i tij do të jetë më i involvuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana e tij ai ka bërë me dije se për problemet e Kosovës, Uashingtoni mund të ndihmojë në zgjedhjen e shumë çështjeve, transmeton Indeksonline.

“Të ulën në tryezë dhe të zgjidhin çështjet që janë torturim i tyre vite me radhë.”, u shprehë Poe për “VOA”.

“Kosova është një problem për shkak të paqartësisë për të gjetur një kompromis dhe zgjidhje afatgjate për hir të paqes rajonale.”, vazhdoi tutje Poe.

Kongresmeni beson që SHBA do të ketë më shumë një rol ndërmjetësues.

“Dua që njerëzit të bashkëpunojnë më shumë dhe se administrata amerikane është më e njohur me ato çështje dhe të marrë një rol më aktiv. Të mos imponoj idetë e saj për të tjerët por të jetë ndërmjetëse.”, përfundoi Ted Poe. /Indeksonline/