75 Mall Live Search
22:19 / E Enjte, 09 Janar 2025 / Z S

Kongresmeni Self merr pozitë të rëndësishme në SHBA, Abazi i LDK-së e uron dhe e quan mik të çmuar

Kongresmeni Keith Self ka marrë një pozitë të rëndësishme.Ai është zgjedhur Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Lidhur me këtë ai ka marrë urime nga kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustaf Abazi.

”Me knaqësi i shprehim urimet më të sinqerta mikut tonë, kongresmenit Keith Self, për emërimin e tij si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Në një kohë kur Evropa dhe komuniteti global po përballen me sfida të mëdha, ne besojmë plotësisht në përkushtimin dhe vizionin e tij të jashtëzakonshëm për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërkombëtar”, ka shkruar Abazi.

Keith Self është një mik i çmuar i të gjithë atyre që punojnë për paqen dhe stabilitetin global, ka shtuar kandidati i LDK-së për deputet./Indeksonline/