12:39 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Konjfuca falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë në Kosovë gjatë pandemisë

Ministri në detyrë IPunëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca sot është takur me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Republikën e Kosovës Mitsunori Ogasaëara.

Sipas njoftimit, në takim u bisedua për betejën e deritanishme në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe sfidat e mëdha që kjo pandemi ka shkaktuar në mbarë rruzullin tokësor.

“Sot, në cilësinë e Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Drejtorin për Marrëdhënie Dypalëshe Delfin Pllana, prita në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Republikën e Kosovës Mitsunori Ogasaëara. Në takim u bisedua për betejën e deritanishme në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe sfidat e mëdha që kjo pandemi ka shkaktuar në mbarë rruzullin tokësor. Z.Ogasaëara njoftoi se qeveria e Japonisë ka ndarë një donacion në vlerë prej $718,200 për popullin e Kosovës i cili i dedikohet ndërtimit të kapaciteteve të sistemit publik shëndetësor. Po ashtu, qeveria e Japonisë ka vënë në dispozicion 2500 tableta të ilaqit Avigan (Favipiravir) për pacientët kosovar për trajtim në mënyrë që të zgjerohet hulumtimi klinik kundër COVID-19. Ogasaëara më njoftoi po ashtu edhe për projekte tjera të asistencës teknike prej të cilave institucionet e Republikës së Kosovës kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë në ekspertizë dhe ndërtim të kapaciteteve. Me këtë rast, i shpreha mirënjohjen e thellë Ogasaëara për këtë ndihmë të çmuar të ndarë nga qeveria e Japonisë, një vend mik i Republikës së Kosovës, me të cilin mezi presim të thellojmë raportet e ndërsjella, tanimë që jemi në pritje të hapjes solemne të Ambasadës së Japonisë në Prishtinë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/