Konjufca: 5 prilli është data e fundit kur Kuvendi do të duhej ta fillonte procesin e Presidentit

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka thënë se meqë mandati aktual i pozitës së Presidentit konsumohet përfundimisht më 5 maj të vitit 2021, konsideron që data e fundit në të cilën Kuvendi do të duhej ta fillonte procesin e Presidentit të ri është 5 prilli i këtij viti.
Konjufca ka bërë të ditur se sot ka takuar Kurtin dhe Osmanin dhe kanë diskutuar mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve.
“Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja. Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë”.
“Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar në vullnetin elektoral të qytetarëve”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj deklarate të Konjufcës, klikoni në linkun e mëposhtëm.