12:55 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Konjufca: Aktakuza e popullit është kundër pushtetarëve të korruptuar e prokurorëve të shitur

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se janë mbledhur kundër pushtetarëve të korruptuar dhe prokurorëve të shitur.

Konjufca para protestuesve se Lumezi nuk është kryeprokuror por ‘prontokuror’, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se të revoltuar me padrejtësinë, kanë vendosur të shpallin aktakuzë kolektive nga populli ndaj sistemit të drejtësisë, pushtetarëve të korruptuar e prokurorëve të shitur.

“Të dashur qytetarë jemi mbledhur bashkë këtu në shesh. Por, po ja fillojmë me një pyetje. Kur pushteti e thërret Aleksandër Lumezin në telefon dhe ky ja hape telefonin. A mundeni me ditë me cilën shprehje lajmërohet. Po, pra, Pronto. Se ky nuk është kryeprokuror po prontokuror”, ka thënë Konjufca.

“Nëse po ju kujtohet para 10 vitesh në internet ka qarkulluar një batutë me kryeministrin aktual që ka pas thanë me ditë që përfundohet kaq lehtë fakulteti e kisha kry shkollën e mesme. Tash po e kuptoj pse e ka zgjedh Lumezin. Se ky thotë të kisha ditë që është kaq lehtë me u bë kryeprokuror, e kisha kry provimin e jurisprudencës”, ka thënë tutje Konjufca.

Sipas tij, nëse nje hajn vjedh dru duhet me u frikësu shumë, e nëse vjedh me gjashtë zero garant në Qeveri është.

“Nëse një hajn ka vjedh dru në Kosovë duhet me u tutë shumë, s’mundet me flejtë i qetë se hinë në burg, nëse hajni ka vjedh me katër zero i rritën gjasat për lirim, nëse ka vjedh me pesë zero, duhet me flejt dath e nëse ka vjedh me gjashtë zero garant e keni në Qeverinë e Kosovës”, ka përfunduar Konjufca./Indeksonline/