11:52 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / k.v

Konjufca: Amerika nuk po na kupton mirë, s’është hera e parë që po qortohemi

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se Amerika nuk po e kupton mirë Kosovën.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në veri është bërë në koordinim me ShBA-në. Madje tha se nuk është hera e parë që Kosova po qortohet për veprime të tilla, duke përmendur reciprocitetin me Serbinë.

“Jemi të brengosur për situatën si çdo qytetarë, ne nuk duhet që ta humbim fokusin. Mendoj që kryefjala nuk është shqetësimi, kryefjala është aftësia jonë për t’i kryer detyrat tona që të garantojmë siguri dhe qetësi. Siç shihet atje krejt problemi po fillin dhe po përfundon me grupet e armatosura dhe të rrezikshme që po i rrezikojnë. Sa i përket deklaratës se Blikenti nuk është hera e parë që është duke na ndodhur kjo, edhe në kohën e reciprocitetit hasem në qortime të tilla”.

“Kjo nuk është e mirë për ne, është një gjë e keqe për Kosovës. Duhet ta bëjmë një dialog të hapur dhe të me aleatët tanë. Pozicionet tona nuk po kuptohen drejt nga Amerika. Kryetarët atje kanë dhënë dorëheqje pa dhunë, tash institucionet mbete ato janë pjesë e Kosovës nuk banojnë në qiell ato, atje shteti nuk pati mundësi tjetër veç se t’i shpall zgjedhjet në dakordim më SHBA-të. Pse nuk e kuptoj ShBA-në, a jemi duke dal na jashtë ligjeve tona nëse ne jemi në rregull me ligje a ka probleme më të mëdha se ligji. Kur u caktuan zgjedhjet SHBA nuk thanë që këto zgjedhje duhet të anulohen”, tha ai.