75 Mall Live Search
18:10 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Konjufca: Anulohet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

Është anuluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK dhe VV.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Galuk Konjufca i cili tha se në mbledhjen e kryesisë u vendosë për anulimin e saj.

Sipas Konjufcës mbajtja e seancës është e drejtë kushtetuese, pasi janë mbledhur 40 nënshkrime.

“Kjo është e drejt kushtetuese dhe është e garantuar me kushtetutë mbajtja e seancës pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve”, ka thënë ai./Indeksonline/