Konjufca bën homazhe në Lybeniq të Pejës me rastin e 22 vjetorit të masakrës

U.d presidenti, Glauk Konjufca sot do të bëj homazhe në Lybeniq të Pejës, me rastin e 22 vjetorit të masakrës, shkruan Indeksonline.
Kështu ka njoftuar Zyra e Presidentit, duke treguar që homazhet do të fillojnë nga ora 12:50.
Më 1 prill, në fshatin Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë persona.