75 Mall Live Search
14:16 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Konjufca bën homazhe në Pastasellë të Rahovecit, bën thirrje për drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Pastasellë të Rahovecit me rastin e 22-vjetorit të masakrës nga forca serbe.

Konjufca bëri thirrje për drejtësi dhe tha se nuk do të lodhen, duke përmendur emrat e martirëve.

“Në këtë masakrës shteti i Serbisë nuk i kanë kursyer as fëmijët, kjo tregon se sa i përbindshëm ka qenë pushteti serb i Milosheviqit, por kjo tregon po ashtu që edhe Serbia e sotme e udhëhequr prej Vuçiqit nuk është shkëputur prej asaj politike. Askush nuk është dënuar prej krimineleve të Serbisë, të cilët kanë marrë drejtpërdrejt pjesë dhe e kanë shkaktuar këtë masakër.

Bëjmë thirrje që drejtësia të ndodhë. Kurrë s’do të lodhemi edhe duke i përmendur emrat e martirëve tanë. Lavdi të rënëve, martirëve e dëshmorëve të kombit”, tha ai.