75 Mall Live Search
14:50 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Konjufca çaj e llafe në Podujevë, gati për zgjedhjet lokale

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjfuca sot me disa bashkëpartiakë të tij ka vizituar Podujevën.

Më të shihet edhe Mefail Bajqinovci, Shpejtim Bulliqi e Taulant Kryeziu, shkruan Indeksonline.

Kryeziu ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihen në një çajtore në Podujevë bashkë me disa qytetarë.

Podujeva aktualisht është pa kryetar Komune, ndërkohë pritet që të organizohen zgjedhjet lokale që në rast të normalizimit të situatës pandemike. Shpejtim Bulliqi është kandidat i VV’së për kryetar të Podujevës.