75 Mall Live Search
17:10 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / MSH

Konjufca dhe ambasadori i Katarit flasin për zgjërimin e mundësive për bashkëpunim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e shtetit të Katarit, jorezident në Republikën e Kosovës, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari. 

Kryetari Konjufca, me këtë rast, ka uruar ambasadorin Al Dosari për detyrën dhe ka vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve tona. 

Po ashtu kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për Shtetin e Katarit, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. 

Duke e falënderuar Konjufcën për pritjen, ambasadori Al Dosari ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së vendit të tij për Kosovën. 

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Al Dosari shprehën gatishmërinë për avancimin e raporteve miqësore dhe zgjerimin e mundësive të bashkëpunimimit në fusha të ndryshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit.