75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / MSH

Konjufca dhe deputetë të kuvendit marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kadaresë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjë homazhe dhe marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës në nderim të shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare.

Përveç Konjufcës siç ka njoftuar Kuvendi do të marrin pjesë edhe disa deputetë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare”, thuhet në njoftim.

Kadare ndërroi jetë mëngjesin e 1 korrikut, në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Sipas mjekëve, Kadare pësoi arrest kardio-respirator në shtëpinë e tij.