75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 08 Mars 2024 / Z S

Konjufca: Dita e Gruas vijon ta zgjojë ndërgjegjen e gjithsecilit për të ecur në rrugën drejt barazisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjitha gratë me rastin e 8 marsit – Ditës së Gruas

Sipas Konjufcës, dita e Gruas, e shënuar më 8 Mars vijon ta zgjojë ndërgjegjen e gjithsecilit për të ecur në rrugën drejt barazisë.

Më tutje Konjufca është shprehur se pabarazia gjinore shpërfaqet në sferën shoqërore, politike dhe ekonomike, e mirëmbajtur edhe nga gjuha që e normalizon atë.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se gruas i duhet sfera publike, por sferës publike i duhet gruaja edhe më shumë, sepse pa gruan ajo nuk mund të jetë e mirëfilltë./Indeksonline/