Konjufca e hap fushatën më Qemajl Aliun në Shtime

Kryetari aktual i Shtimës, Qemajl Aliu, po synon një mandat të dytë.
I shoqëruar nga Glauk Konjufca, Aliu zyrtarisht hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, duke vizituar një prej investimeve të bëra në këtë Komunë, Bibliotekën dhe Arkivin e Qytetit, shkruan IndeksOnline.
“Ishte kënaqësi e veçantë që ish-kryeparlamentari na nderoi me një donacion personal të çmuar me libra, duke e pasuruar edhe më tej fondin e Bibliotekës për lexuesit tanë” u shpreh Aliu.
Pas kësaj vizite u realizuan takime me kandidatët për asamble komunale, me të cilët u rishpalos programi qeverisës për mandatin e ardhshëm.
“Pas kësaj vizite, vazhduam në zyrën e Lëvizjes për takim të frytshëm me kandidatët për Kuvendin Komunal, me biseda produktive për programin e ardhshëm që do ta implementojmë në 4-vjeçarin e ardhshëm” deklaroi Aliu.