11:02 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Konjufca e ka një hall: Kryeministri din me shtie me armë, por Dardani jo!

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në interpelanën e cila po vazhdon të diskutohet për gjuajtën me armë të Dardan Gashit, ka thënë se ndonëse kryeministri din të përdor armën për shkak të përvojës si pjesë e UÇK-së, Dardan Gashi nuk din.

Konjufca duke përqeshur ka thënë se kur Dardan Gashi gjuan me armë, duhet me evaku pjesën më të madhe të qytetarëve.

“Na e dim që Ramushi din më gjujtë shumë mirë për shkak të përvojes, karrieres dhe veprimtarsisë së lavdishme të UÇK-së. Por, Kryeministër nuk e di sa e njeh Dardan Gashin, me be me ja marr alltinë prej brezit e me dal me gjuajt pa centriste, a beson se duhet me evaku krejt qytetarët. Halli jem është ky, që personi nuk din me gjuajt”, ka thënë Konjufca.

Derisa, ky i fundit fliste, lideri i VV-së, Albin Kurti nuk ndalej se qeshuri./Indeksonline/