Konjufca e mandaton Kurtin për ta formuar Qeverinë

U.D Presidenti, Glauk Konjufca, ka nënshkruar dekretin ku ka mandatuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për formimin e Qeverisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.
Sipas këtij dekreti, në pikën e parë, Kurti i propozohet Kuvendit të Kosovës si kandidat për kryeministër dhe për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kurti ka në dispozicion 15 ditë për paraqitjen e përbërjes së Qeverisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratimin e tij nga ana e Kuvendit.
