Konjufca fajëson NISMA-n që nuk u arrit korumi në seancën e opozitës
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka fajësuar NISMA-n për dështimin e seancës të thirrur nga opozita, në mungesë korumi.
Sipas tij, NISMA kur deklaroi se nëse nuk i ka opozita 58 vota ne nuk hyjmë në seancë, e bëri me kalkulime, ngaqë e dinte se Faton Topalli është ashtë vendit.
Ai tha se deputetët i numëron me vota, ndërsa Teuta Rugovën e quan deputete të pushtetit.