75 Mall Live Search
17:46 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Konjufca flet për deklaratat e Lutfi Hazirit, tregon se a është diskutuar për këtë në takim

Ka përfunduar takimi mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje që kishte filluar që disa orë.

Në takimin e sotëm u diskutuar për Shëndetësi dhe Arsim, shkruan Indeksonline.

Pjesë e takimit ishte edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që ishte në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij javën e fundit.

Pas takimit, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për media. Ai ka thënë se ka pasur pajtueshmëri të madhe.

“Sot jemi mbledhur për të biseduar enkas për shëndëtsin dhe arsimin. Grupet tona më profesionale shpalosen qëndrime. Mund te them që ka qenë një takim në një pajtushmeri dhe atmosferë dhe të thellë te bashkëpunimit. Është një nga takimet qe kemi pasur pajtueshmëri te madhe. Kemi gjet pajtueshmëri te plote.  Është takimi i peste qe ndodhi dhe mund te them qe ka pas pajtueshmëri te madhe.” , tha fillimisht Konjufca.

Tutje, ai foli për prezencën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

“Jam i bindur qe zotit Haziri ka qene i nevojshëm edhe për mbarëvajtjen e bisedimeve tona.  Folëm sot për Shëndetin dhe Arsimin.”, tha ai.

Konjufca foli se a janë ndarë ministritë në mes dy subjekteve.  

“Jo ende nuk kemi caktu nje takim ku do te flitet ndarja e dikastereve. Ne kemi zgjedhur një strategji negociatore, strategjia ka qene pajtueshmëria sa me madhe. “, u shprehë ai.

Tutje, Konjufca foli për përplasjet e Hazirit me disa anëtarë të LVV-së në rrjetet sociale.

“Nuk do te kisha thënë qe janë përplasur. Janë forma te shprehjes për mendime te ndryshme politike. As qe është diskutuar për këtë.”, tregoi Konjufca.

Në fund foli për pozitën e kryeministrit dhe se a është kontestuar nga LDK.

“Mund te them se asnjeri nga subjektet nuk e ka konstatuar pozitën e kryeministrit. “ duke aluduar se pozita e kryeministrit do të jetë e LVV-së. /Indeksonline/