75 Mall Live Search
15:09 / E Diele, 23 Prill 2023 / S Z

Konjufca fton qytetarët në veri të votojnë: Mos e humbni rastin, vota juaj ka ndikim të madh në mirëqenien tuaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se zgjedhjet në  komunat e veriut, po mbahen në një atmosferë të qetë dhe demokratike. Ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote të këtyre komunave, që të mos e humbin këtë rast dhe të dalin masivisht në zgjedhjet e sotme lokale.

“Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara.  Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të  këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale”, ka shkruar Konjufca në Facebook..

Postimi i plotë i Konjufcës:

Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara.

Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të  këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale.

Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj./IndeksOnline/