Konjufca: Hapja e 58 shtëpive nga Serbia në veri të Kosovës pikërisht sot, nuk ishte e rastësishme

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me ndërtimin e 58 shtëpive të reja nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës.
Konjufca tha se hapja e këtyre shtëpive nga shteti serb u bë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve dhe se sipas tij nuk është e rastësishme as data që u zgjodh.
Ai tha se përmes kësaj Serbia tregon se nuk ka asnjë keqardhje a pendesë për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, por përkundrazi: jo vetëm që e mban të burgosur të vërtetën për të rrëmbyerit, por e vazhdon para hundës së qeverisë sonë kolonizimin e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Madje ai tha se për gjithë këtë s’pati asnjë reagim nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës e që sipas tij kur këtë Hoti ta kuptoj nga mediat do e dënojë “ashpër”.
Postimi i plotë:
Përcaktimin e vërtetë të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës e tregon më së miri ngjarja e sotme në pjesën e veriut të shtetit tonë.
Pikërisht sot, pra në ditën e të pagjeturve, Serbia i hapi 58 shtëpi të reja në pjesën e veriut të Kosovës.
Nuk është e rastësishme as data që e ka zgjedhur Serbia. Përmes kësaj tregon që nuk ka asnjë keqardhje a pendesë për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë. Përkundrazi: jo vetëm që e mban të burgosur të vërtetën për të rrëmbyerit, por e vazhdon para hundës së qeverisë tonë kolonizimin e Kosovës.
Ky është kolonizim tipik. 58 shtëpi të koncentruara, në një lagje te vetme, në pjesën më strategjike të pjesës së veriut. Shtëpi të ndërtuara nga qeveria e Vuçiqit aty ku më parë kurrë nuk kishte asnjë shtëpi.
Në anën tjetër delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë në Bruksel pranon tema të tilla siç ishte kthimi i serbëve që e kanë lëshuar Kosovën që prej vitit 1976. Në momentin që pranohet për dialog një temë e tillë, automatikisht legjitimohet teza e Akademisë Serbe se shqiptarët paskan ushtruar presion dhe apartheid ndaj serbëve të Kosovës. Përmes këtyre konstrukteve shoveniste Serbia synon ta mbulojë gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëvAsnjë reagim nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kur ta merr vesh kryeministri Hoti këtë veprim nga mediat, me siguri del edhe e dënon ‘ashpër’. E kjo është dukshëm më pak se që bën një OJQ aktive për këtë çështje.