Konjufca homazhe te busti i Albright: Iu gjet Kosovës në ditët më të vështira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te busti i Madeleine Albright në Prishtinë.
Konjufca në fjalën e tij tha se populli i Kosovës do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që e dha zonja Albright për çlirimin dhe lirinë e popullit tonë, raporton Indeksonline.

Tutje ai u shpreh se ajo bashkë me SHBA-të iu gjetën popullit të Kosovës në ditët e tij më të vështira.

“Po bëjmë homazhe te busti i ish-sekretares së sthetit ameriakna, Madeleine Albright cila ndërroi jetë dje. Populli i Kosovës kurrë nuk do të harrojë e gjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që e dha zonja Albright për çlirimin dhe lirinë e popullit tone. Ajo së bashku me presidentin Clinton ishin forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtar për ta ndalë gjenocidin e shtetit të Serbisë mbi popullin e Kosovës. Në ditën e djeshme presdienti Clinton në një adresim që ia bëri popullit amerikan më së miri e përshkroi zonjën Albright, ai tha se për popullin amerikan ajo ishte një thesar kombëtar. Prandaj për ne gjithmonë do të jetë nderimi e kujtimi për të sepse ajo së bashku me SHBA-të iu gjetën popullit të Kosovës në ditët e tij më të vështira. Përkulemi para kontributit të zonjës. U prehtë në paqe kjo zonjë e madhe dhe mike e madhe e popullit të Kosovës”, u shpreh Konjufca./Indeksonline/

