75 Mall Live Search
23:59 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Konjufca i bindur: Me votat e diasporës kalojmë 50 për qind, Kurti bëhet kryeministër

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Galuk Konjufca është shprehur i bindur se partia e tij e kalon 50% e votave kur të numërohen edhe votat e diasporës.

“Unë jam i bindur që me votat e diasporës kalon 50%”, është shprehur Konjufca.

Megjithatë, Konjufaca e konsideron sukses edhe nëse VV-ja nuk e kalon më shumë se gjysmën e përqindjes.

“Por edhe nëse nuk kalon, rreth 50% është pothuajse gjysma e popullatës së Kosovës”, thotë Konjufca në T7. Ai gjithashtu tha se kur kuptohet se pothuajse cdo i dyti qytetar e ka votuar VV’në, kjo është një arritje e jashtëzakonshme sipas tij.

“Kur e kupton që çdo i dyti qytetar e ka votuar VV-në, është një arritje e jashtëzakonshme”, shtoi Konjufca.