13:42 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Konjufca i shpreh ngushëllime për viktimat nga Covid-19 ministrit të Jashtëm të Italisë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Galuk Konjufca, ka njoftuar se dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun Italian Luigi Di Maio, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri të ditur se i ka shprehur shpreha ngushëllime për viktimat e pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, Konjufca tha se e njoftoi Maion për situatën e krijuar nga pandemia në Kosovë.

Njoftimi:

Gjatë ditës se djeshme zhvillova një bisedë telefonike me homologun tim italian, Shkëlqesinë e Tij z. Luigi Di Maio.

Gjatë kësaj bisede i shpreha ngushëllime për viktimat e pandemisë COVID-10 dhe i urova që të infektuarit të shërohen sa më shpejt dhe t’u bashkohen familjeve të tyre. Në emër të Republikës së Kosovës shpreha solidaritetin tonë për betejën që populli italian po e bën me këtë pandemi.

Gjithashtu, z. Di Maio e njoftova për situatën e krijuar nga pandemia në Republikën e Kosovës dhe për masat, të cilat po i ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës për ta ngadalësuar përhapjen e këtij virusi.

Në fund, u pajtuam që t’i vazhdojmë kontaktet tona për të shkëmbyer përvojat në këtë betejë të përbashkët botërore dhe për t’i zgjeruar e thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyeshme mes shteteve dhe popujve tanë.