75 Mall Live Search
21:59 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Konjufca: Jo me Vjosa Osmanin për kryeministre

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se nuk e pranojnë kandidaten e LDK-së të propozuar për kryeministre, Vjosa Osmanin.

Ai në emisionin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk e pranojnë Vjosën për kryeministre në koalicionin parazgjedhor.

Ai ka deklaruar se Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit dhe se kjo pozitë nuk është aspak më e padenjët se pozita e kryeministrit.

Konjufca ka shtuar se partia e tij dhe LDK, nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për pozitën e kryeministrit, duke e paraqitur si pengesë kryesore të lidhjes së koalicionit./Indeksonline/