11:13 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Konjufca kërkon dorëheqjen e Veselit: Çdo gjë që pe prekni me dorë, pe prishni

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se është e palogjikshme të kërkohet Tribunal tani kur ne që 20 vjet nuk kemi gjykuar krimet që janë kryer nga serbët në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, Konjufca tha se është jo-serioze të kërkohet tani Tribunal në Kuvend kur dihet që Tribunal mund të krijojë vetëm OKB-ja.

Tutej ai tha se po anashkalon deputeten Flora Brovina, por që ai që duhet të japë dorëheqje është pikërisht i pari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Ai që duhet të jap dorëheqje është vetë kryetari i Parlamentit. Çdo gjë që pe prekin me dorë pe prishin. Edhe kjo ideja e Tribunalit është tallje me viktimat, me popullin tonë, sepse ne dimë sa krime ka pas, cilat ishin krimet, por e dimë edhe si krijohet një Tribunal Ndërkombëtarë. Në seancën e 16 majit u tha saktësisht se një Triunal Ndërkombëtarë krijohet nga OKB. Në dialog me Serbinë kurrë nuk është ngritur çështja e mos-ndëshkimit të krimeve të Serbisë. S’kam parë nga politikanët tanë që në dialog me Serbinë që prioritet i pakontestueshëm është mosndëshkimi i krimeve të Serbisë, askush nuk e ka përmend”, ka thënë Konjufca, transmeton Indeksonline.

Tutje ai tha se nga viti 1999 prej çlirimit të Kosovës po të ishte prioritet e të ishte përmend shpesh herë fjalia ‘krimet e Serbisë’ sa është përmend në Bruksel ‘liberalizimi i vizave’ ndoshta do të ishin kryer të gjitha gjykimet për krimet e serbëve.

“Qeveritarët tanë problemin kryesor kanë se s’kanë në fjalor termin drejtësi, fjala kryesore në raport me Serbinë nuk ka qenë fjala drejtësi , por pajtim dhe kompromis. Fjalën drejtësi nuk e kam ni kurrë, ky është mentaliteti politik i qeveritarëve tanë. Sa i përket kësaj që cilat krime kanë ndodhë në Kosovë, rasti i Vasfije Krsaniqit dhe dëshmia e argumentimi i saj në kongresin amerikanë është deklarata më e fuqishme se çka ka ndodhë me rastet e dhunimit të grave në Kosovë”, tha ai.

Konjufca shtoi gjithashtu se ekzistojnë  së paku dy mijë apo tre mijë fotografi, të gjitha të vërteta të vrasjeve, masakrave, e që prej gjithë atyre të vërtetave gjetën një fotografi fallco për të dëmtuar kauzën kaq shumë

“Kjo do përgjegjësi me dhënë në Kuvend, e jo me u bë sikur kurgjo nuk ka ndodhë”, shtoi ai para se deputetët e VV-së dhe LDK-së të lëshojnë sallën./Indeksonline/