75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Konjufca: VV s’i njeh marrëveshjet personale të Hotit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media ku zyrtari i kësaj partie,, Glauk Konjufca deklaroi para mediave se VV nuk i njeh marrëveshjet personale të kryeministrit “të paligjshëm” Avdullah Hoti.

Konjufca tha Kosova asgjë s’duhet të jap nga shtetësia e vetë që të ketë njohje nga Seria.

“Në këtë proces të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë për herë të parë fatkeqësisht u hap edhe tema e resurseve më të rëndësishme të Kosovës, Ujmani me 70% të ujit tonë që e posedon Kosova dhe për herë të parë një kryeministër kaq i papërgjegjshëm si Hoti u pajtua që Ujmani të jetë pjesë e negociatave me Serbinë. Resurset e Kosovës janë të patjetërsueshme, këtë e përcakton edhe Kushtetua dhe ai që mendon se mund t’i jap resurse Serbisë, ai e bën një krim të madh dhe kjo ndodhi tashmë.Në anën tjetër gatishmëria e Hotit që të hyj në zonën e lirë ekonomike të propozuar nga Serbia, është poashtu një tjetër gabim shumë i madh i Qeverisë së Kosovës. Vetëm një ëndërr që sa vite e ka Serbia, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ‘që të heq kufirin mes Kosovës dhe Serbisë pa e njohur Kosovën’. Dhe përpara hyrjes të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pra përderisa Kosova ende s’është shtet në BE, ajo donë t’i heq kufijtë mes dy vendeve, është ëndrra e Serbisë, për një dominim ekonomik, tregtar me Kosovën”, tha Konjufca, shkruan Indeksonline.

Ai tutje shtoi se tash Serbia përmes strukturimit dhe organizimit të ekonomisë tonë, meqë buxheti ynë mbushet kryesisht nga Dogana, donë me e heq edhe këtë aspekt të buxhetit të Kosovës që me arrit një dominim total në rajon, por sidomos mbi hapësirën shqiptare.

“Ky është plani i Serbisë, këtë ide Vuçiq e ka paraqit në Paris më 2016 dhe kjo ide ishte kundërshtuar nga gjithë spektri politik, përfshirë edhe LDK, por ky kundërshtim zgjati derisa Hoti u takua me Vuçiq. Prej 4 shtatorit ky qëndrim i LDK-së ka ndryshuar dhe u pajtuan me një marrëveshje ku Kosova bëhet pjesë e zonës së lirë ekonomike, në një zonë ku s’ka kufij mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç e pati prezantuar Vuçiq.Neve na duhet një kufi i fuqishëm me Serbinë, e dhe sa i përket sovranitetit edhe ekonomisë. Kosova s’duhet të hyj në marrëveshje të tilla, pa ndodhur njohja e Serbisë për Kosovën”, shtoi ai./Indeksonline/