Konjufca – Kurtit pasi e mandatoi për kryeministër: Do të rikthehesh më fuqishëm se në 2021-n
				Nënkryetari i VV-së Glauk Konjufca pas mandatimit për kryeministër të Kosovës ka thënë se Albin Kurti mbetet ndër kryeministrat më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova.
Ndërsa ka thënë se populli pret që Kurti të rikthehet më fuqishëm sesa në vititn 2021.
“Miku im Albin Kurti dua t’ju siguroj që populli shumë shpejt, pret që ti të rikthehesh më fuqishëm se në vitin 2021. Pa dyshim që ke qenë dhe do të mbetesh kryeministri më i mirë që ka pasur shteti ynë. Me përulje dhe obligim më duhet ta pranoj këtë nomimin për mandatar për kryeministër. Këtë e bëjë si thirrje nga detyra, që na shndërron në shërbëtorë të intersit publik”, ka thënë Konjufca./Indeksonline/

